Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, në koordinim me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovicë, si dhe KRM “Uniteti”, gjatë ditës së sotme kanë realizuar një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore në hapësirat publike përballë xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë, bëjnë të ditur nga zyra për informim e kësaj komune.
Bëhet e ditur se për lirimin e atyre hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.
Lidhur me këtë aksion, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka thënë se këto hapësira do të jenë përherë të lira, ku çdo ditë do të jenë të pranishëm për inspektim inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.