Një ankues i moshës së mitur nga nacionaliteti boshnjak ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar serb.
Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Nemanjina” në Mitrovicë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në qendrën mjekësore në Mitrovicë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa rasti është në hetime.