Në Mitrovicë u nënshkrua koalicioni PDK-AAK

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 09:56 | Nga

Në Mitrovicë, pas diskutimit dhe pajtimit për koalicion, në mes të degës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është nënshkruar koalicioni për zgjedhjet lokale në Mitrovicë që mbahen më 19 nëntor.

“Marrëveshja e sotme për zgjedhjet lokale, e nënshkruar për koalicion me AAK-në, është rikonfirmim i ndryshimit që tashmë është duke ndodhur, për Mitrovicën ndryshe, për më shumë investime, më shumë vende pune e mundësi punësimi, më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të Mitrovicës në mandatin e ardhshëm”, theksoi Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kreun e komunës.

Marrëveshjen e koalicionit për zgjedhje lokale në Mitrovicë, e ka nënshkruar Avni Kastrati, kryetari i degës së PDK-së dhe kandidatja e kësaj parti për kryetare të komunës, Valdete Idrizi, ndërsa nga ana e AAK-së, marrëveshjen e  nënshkroi kryetari i degës, Esat Peci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme