Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e komisionit, Duda Balje, ka thënë se deputetët nuk kanë pasur mundësi të mbërrijnë në Kuvend për shkak të motit të keq.
Mbledhja u shty për të hënën në ora 10.
“S’kemi kuorum me mbajt mbledhjen, moti është i keq dhe deputetet nuk kanë mundur të vijnë në Kuvend. Mbledhja shtyhet për të hënën në ora 10”.
Në rend të ditës së komisionit ka qenë shqyrtimi për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.