Studentët së bashku me stafin akademik të Fakultetit Dizajn i Integruar, në mungesë të tyre kanë filluar të qepin maska mbrojtëse për fytyrë dhe pajisje tjera mbrojtëse, që do të sherbejnë në kohën e pandemisë COVID-19.
Mbi 500 maska sa do të qepen fillimisht, ato do të përdoren për nevoja të institucionëve shëndetësore, njëherësh një sasi e tyre do të dërgohet edhe për shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë si dhe per nevoja të institucioneve tjera në Kosovë.
Përhapja e shpejtë e virusit COVID-19 ka çuar në një zhvillim global të shitjeve të maskave të fytyrës, me çmime të larta në faqet e tregtisë në internet, mirëpo UBT do t’i dhurojë ato falas për institucionet që kanë nevojë.