Në New York promovohet libri i Faton Bislimit “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë…”

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Në New York të Shteteve të Bashkuara është promovuar libri i Faton Bislimit “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993”, në të cilin dokumentohen fillet e historisë më të lavdishme të kombit tonë të fundshekullit 19-të, kur edhe u betonua marrëdhënja unike shqiptaro-amerikane.

Libri tërësisht bazohet në dokumente zyrtare të Kongresit të SHBA-ve, letra personale të politikbërësëve kryesorë amerikanë të kohës, përfshirë senatorë e kongresistë, sekretar shteti, presidentë e zv. presidentë, etj.

Ngjarja u madhështua nga pjesëmarrja e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, i cili në fjalën e tij vlerësoi me fjalët më të mira punën e Bislimit dhe librin e tij, si dhe ritheksoi përkushtimin e tij dhe të SHBA-ve për përkrahje të parezervë ndaj Kosovës dhe kauzës sonë kombëtare falë angazhimit dhe bashkëpunimit të sinqertë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Nga promovimi, Senatori Menendez u kthye direkt në Washington, DC për takim me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë për cështjen e Ukraines.

Po fjalës së Sen. Menendez, fjalë rasti mbajti edhe Ambasadori i Shqipërisë në OKB, z. Ferit Hoxha, i cili ritheksoi rolin e pazëvendësueshëm të DioGuardit jo vetëm për clirimin dhe pavarësimin e Kosovës, por edhe për demokratizimin e Shqipërisë dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve kudo në trojet e tyre etnike në Ballkan, si në Maqedoni, Mal të Zi, e Luginë të Preshevës.

Takimi u përshëndet edhe nga dy anëtarë ekzekutiv të Bordit të Ligës, z. Agim Alickaj e z. Faik Lita.

Kurse, Joe e Shirley DioGuardi, si nikoqirë të ngjarjes, bashkë me bordin e drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës së vetme të regjistruar si lobiste në Washington, ishin jashtëzakonisht falëmnderues për pjesëmarrësit dhe për punën e Dr. Bislimit.

Në fjalën e tij kryesore, Dr. Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe autor i librit, theksoi se “si shqiptar, ka qenë nderi i jetës time që mbi dy dekada në kuadër të Ligës kam arritë të njohë nga afër e të bashkëpunojë më liderë politikë amerikanë, punë kjo që do e vazhdoj me përkushtim tutje.”

Ai tutje shtoi se “libri në fjalë është vecse një pjesë e vogël e histories së madhe të punës së palodhshme të mërgatës sonë e të lobit tonë për kauzën kombëtare.

Si shkollar, jam tepër i nderuar me fjalët më të mira të thëna për librin nga vet Senatori Menendez, folësit tjerë në promovim, por edhe ata të cilët me shkrim vlerësuar punën time dhe u përfshinë në libër si Emma Bonino, ish-Ministre e Jashtme e Italisë dhe Komisionere e Bashkimit Evropian, Ileana Ros-Lehtinen, ish-Kongresiste dhe Kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit, Roland Gjoni, profesor i së drejtës ndërkomëbtare, e Steven Powels, avokat ndërkombëtar në Londër dhe hartues i aktakuzës së Hagës kundër Milosheviqit.”

Dr. Bislimi i falëmnderoi nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, e vecanërisht miqët e mi, anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ligës, Joe e Shirley, Ambasadorin e Shqipërisë në OKB Ferit Hoxha, Ambasadorin e Kosovës në Washington, DC z. Ilir Dugolli, Ambasadorin e Kosovës në New York z. Frymëzim Isufaj, si dhe historianin Jusuf Buxhovi e mikun e përbashkët Milaim Abdullahu për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje mbresëlënëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme