Në një zonë të Shqipërisë bora arrin deri në 2 metër

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Temperaturat e ulëta dhe stuhitë e dëborës që vërshuan ditët e fundit mbi vendin izoluan disa fshatra malore në rrethin e Gramshit ku trashësia arriti nga 1 metër deri në dy metër.

Bashkia Gramsh ka nxjerre ne terren grupin e emergjencave per te pare situaten dhe per tu ardhur ne ndihme banoreve te fshatrave te izoluar.

Drejt fshatit Rovje dhe Grabove jane derguar dy traktore borepastrues per te bere te mundur hapjen e rrugeve, gjithashtu nga specialistet e emergjences keshillohet qe ne keto akse kalimi ne disa pjese te rruges te behet me zinxhire dhe gjate nates drejtuesit e mjeteve te mos udhetojne vetem por te shoqeruar.

Aktualisht ne Gramsh te gjitha akset rrugore te fshatrave jane te kalueshem, përcjell Lajmi.

Të ngjashme