Në PDK fushatat nuk bëhen sipas logjikës së rrjeteve sociale populiste

Prishtinë | 03 Nën 2024 | 13:50 | Nga Shkelzen Dragaj

Prej vitit 2014 deri në vitin 2020, kam qenë pjesë e ekipeve të fushatave zgjedhore në Partinë Demokratike të Kosovës. Jam shumë i lumtur për miqtë e përvojën e fituar nga ato kohë.

Në PDK asnjëherë fushatat nuk janë bërë për teke personale të lidershipit apo logjikës së rrjeteve sociale populiste. Ato janë bazuar mbi nevojat që ka pasur vendi, e dëshira e qytetarëve për të ardhmen. Prandaj edhe përherë PDK në çdo palë zgjedhje ka bërë fushatën më të mirë, e ajo i është përkthyer edhe në votë.

Edhe kësaj here, rruga është e njejtë. Dhe fushata duket se do të jetë ma e mira.
I kurthuar që prej vitit 2014 në një betejë të kotë politike, të imponuar nga një populist e demagog, dhe ca të nënshtruar pas tij – madje edhe jashtë partive politike, vendi ynë ka nevojë për një epokë tjetër; një diskurs përmbajtësor, të matshëm e të realizueshëm në vepër.

Kosova nuk ka nevojë edhe më tutje të rrëshqasë në labirinthe që nuk cojnë askund. Ajo ka nevojë më shumë së kurrë për njerëz kompetent e të përgjegjshëm, për qeverisje të sigurt e për dialog të shendosh politik.

Aventurat elektorale, urrejtja e çuditshme politike qe kishte hyre edhe brenda shtëpive, tash e 10 vjet ose na kanë lanë në vendnumërim ose në shumë segmente na kanë kthyer mrapa.

Të ngjashme