Në Pejë, vetëm 2.7 milionë euro për projekte kapitale këtë vit

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 13:00 | Nga

Lista përfundimtare nga Komuna e Pejës për projektet e reja të planifikuara për këtë vit është më e varfër në krahasim me katër vjetët e kaluar të mandatit të parë të kësaj qeverie lokale.

Në këtë listë përfundimtare të prokurimit për projektet e planifikuara për kontraktim të punës për vitin fiskal 2018 janë vetëm 26 projekte kapitale në vlerë të përgjithshme prej 2 milionë e 700 mijë eurosh, kryesisht për investime në infrastrukturën e re shkollore, atë rrugore, kanale të ujitjes e kanalizime dhe rregullimin e hapësirave publike, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo shumë dhe numri i projekteve të reja për një vit është më e ulëta e kësaj qeverie lokale prej që është në pushtet nga vitit 2014.

“Ajo që është në planifikim është baza për sivjet e tenderëve për publikim”, thotë menaxheri i Zyrës komunale të prokurimit në Pejë, Xhemë Berisha. Ky numër i projekteve mund të shtohet, por pa leje të organeve gjegjëse të prokurimit në nivel qendror, komuna vetë nuk mund ta bëjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme