Ekonomia Online
FUNDIT

Në Prishtinë dështojnë projektet kapitale brenda gjysmës së parë të vitit

Në Prishtinë dështojnë projektet kapitale brenda gjysmës së parë të vitit

Gjatë gjithë gjysmës së parë të këtij viti nga 16 projekte kapitale të parapara nga Komuna e Prishtinës, vetëm për një prej tyre janë shpenzuar afro 50 mijë euro. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e kryeqytetit ka pasur në buxhet gati 2 milionë euro, dedikuar për këto investime gjatë vitit 2018, por ka shpenzuar vetëm 4 […]

Gjatë gjithë gjysmës së parë të këtij viti nga 16 projekte kapitale të parapara nga Komuna e Prishtinës, vetëm për një prej tyre janë shpenzuar afro 50 mijë euro.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e kryeqytetit ka pasur në buxhet gati 2 milionë euro, dedikuar për këto investime gjatë vitit 2018, por ka shpenzuar vetëm 4 për qind të këtij buxheti.

Nga 16 projekte të rëndësishme, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të kryeqytetit, 48.8 mijë euro janë shpenzuar për incizime gjeodezike, ndërsa për projektet e tjera të parapara që të realizohen gjatë këtij viti, siç janë: projektet për partneritet publik-privat, ai për promovimin e punësimit të të rinjve, për plotësimin dhe ndryshimin e Planit Zhvillior Komunal, për projektimin(si: salla koncertale. Pishina olimpike dhe Teatri i qytetit), pastaj ai për identifikimin e hartave strategjike të zhurmës, ai për hartimin e Hartës zonalet të Komunës së Prishtinës, ai për hartimin e projektit për realizimin e Parkut botanik, apo planet rregulluese, deri tashti nuk është shpenzuar asnjë cent i buxhetit të ndarë për to, përjashtuar shënimin e ditëve mjedisore për të cilin figuron të jenë zotuar për shpenzim afro 4 mijë euro.

Nga 15 projekte kapitale që kishte planifikuar t’i realizonte gjatë këtij viti, vetë Drejtoria e Investimeve Kapitale, rezulton se investime janë bërë në vetëm pesë prej tyre dhe atë në vlerë të përgjithshme prej afro 2 milionë eurosh, nga buxheti prej 1.3 milionë eurosh që ka pasur në arkë.

Të ngjashme