Policia në Prizren njofton se dje, është raportuar se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas zhvillimit të hetimeve kanë arrestuar dy burra të dyshuar dhe një grua, shtetas të huaj, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i kartelave bankare dhe mashtrim”.
“Gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale u janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona mobil, një printer, një POS, kartë Hart diska, tre USB memorie, kartela bankare, njëmbëdhjetë vula në emër të bizneseve të ndryshme dhe dokumente tjera”, thuhet në raportin policor.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.