Në QKUK vdes 18 vjeçari nga Prizreni që i ra lisi në kokë

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

18 vjeçari Eron Shala ka vdekur gjatë ditës së djeshme në QKUK pasi nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve që mori nga rrëzimi i një lisi tek ura mbi Marash më shumë se një muaj më parë.

Familjarët kanë thënë për Klan Kosovën se të dielën e 1 gushtit bashkë me Eronin dhe familjarë të tjerë kishin shkuar në njërin nga restorantet në këtë zonë kur edhe kishte ndodhur ky rast tragjik.

Nga rrëzimi i këtij lisi të madh kishin pësuar edhe familjarët e tjerë që ishin bashkë me Eronin.

18 vjeçari tash e sa kohë ishte në gjendje të rëndë dhe po trajtohej në QKUK.

Klan Kosova gjatë ditës ka qëndruar te vendi ku ka ndodhur rasti. Nga pamjet e xhiruara aty shihet se lisi i madh që u rrëzua te ura mbi Marash e ka dëmtuar edhe një pjesë të urës, derisa i njëjti nuk është larguar nga organet kompetente as pas një muaji pas rrëzimit.

Të ngjashme