Në Serbi konfirmohen 118 raste të Coronavirusit

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Në Serbi deri në orën 8 të 20 marsit janë regjistruar gjithsej 118 raste të konfirmuara të COVID-19, ka konfirmuar ministria serbe e shëndetësisë në sajtin covid19.rs. Deri dje ishin 103 raste të konfirmuara.

Prej raportimit të fundit deri në orën 8 të dt. 20 mars 2020 janë testuar mostrat e 39 personave prej të cilëve 15 dolën pozitivë ndërsa 24 negativë ndaj koronavirusit të ri.

Prej 15 rasteve të konfirmuara nga raportimi i fundit, pesë prej tyre janë hospitalizuar, derisa dhjetë kanë pasqyrën e lehtë klinike dhe gjenden në kushtet shtëpiake.

Deri në orën 8 të 20 marsit, në laboratorin kombëtar të Institutit Torllak janë testuar gjithsej 545 persona të cilat i kanë plotësuar kriteret e definimit të rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme