Në Serbi mund të bëhesh pronar shtëpie dhe 1 hektari tokë me 4 mijë euro

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 08:56 | Nga

Serbia është shndërruar në vend shtëpish të zbrazëta në mjediset rurale, e pabesueshme por 200 mijë shtëpi nëpër fshatra janë pa njerëz, ndërsa fqinjët nuk do ta besonin kurrë nëse rastësisht ndonjë çift i ri do të zhvendosej nga qyteti në fshat.

Kështu shkruan “Blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Branisllav Gullan, anëtar i Këshillit Akademik për Fshatin dhe anëtar i Shoqatës Shkencore të Ekonomistëve të Serbisë, thotë se nga 4.709 fshatra të Serbisë, 1.200 janë në fazën e shuarjes. Në 86 për qind të fshatrave po bie numri i banorëve, ndërsa 1.034 fshatra kanë më pak se nga 100 banorë. Në 73 për qind të fshatrave nuk ka shtëpi kulture, as biblioteka, ndërsa në 230 nuk ka madje as shkollë fillore. 550 fshatra kanë më pak se nga 50 banorë, ndërsa 50 vendbanime janë pa banorë. Në fshatra janë 50 mijë shtëpi të boshatisura, ndërsa në 150 mijë të tjera shkruan aktualisht në to nuk banon askush – citon kjo gazetë Gullanin.

Në jug dhe në lindje të Serbisë çdo e katërta shtëpi është pa njerëz, ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 në madje 800 mijë objekte për banim në Serbi nuk jeton askush, shumica e të cilave ndodhet në zonat rurale. Ilustrim për gjendjen është Krivi Vir, kur para pak dekadash jetonin 7.200 familje, ndërsa sot janë vetëm 200 shtëpi.

Image

Në agjencitë për qarkullim patundshmërish thonë se shtëpitë në Vojvodinë, pa kopshte, dhe në fshtarat më larg nga qyteti mund të gjenden shtëpi për 1.000 deri 1.500 euro, siç është Botoshi. Këto janë shtëpi të vjetra, shpesh pa tualete. Pak më të shtrenjta janë në fshatrat afër qyteteve të Vojvodinës, nga 3.000 deri në 5.000 euro.

Në Serbinë qendrore çmimet janë të ngjashme si në veri të saj, porse ato me tokë përreth mund të gjenden edhe më lirë. Në Smederevska pallanka shtëpia rreth 100 katrorësh dhe arë përreth prej një hektari mund të kushtojë rreth 4 mijë euro. Në jug e në lindje të Serbisë, në disa fshatra, për shtëpi të vjetër nuk mund të merren më shumë se 1.000 euro. Në fshatin Brezhan shtëpitë e tilla me tokë përreth një hektar kushtojnë vetëm 2.000 euro, shkruan me shqetësim “Blic” i Beogradit, ndërkohë që Serbia nuk heziton të pretendojë haptas territore të shtetit të pavarur të Kosovës, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme