Në Serbi numër rekord i të të infektuarve me Coronavirus

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën (14 nëntor) Serbia ka shënuar numër rekord të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 14,015 mostra të testuara 3.822 kanë dalë pozitive në koronavirus.

Sipas të dhënave, autoritetet shëndetësore kanë shënuar edhe 17 viktima nga sëmundja COVID-19.

Në spitalet e Serbisë aktualisht janë duke u trajtuar 3.693 persona, ndërsa 163 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi ka arritur në 989.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme