Në shenjë proteste për luftën e nisur, basketbollisti largohet nga Rusia

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Tornike Shengelia ka vendosur të largohet nga CSKA Moska.

Në fakt, basketbollisti gjeorgjian e mori këtë veprim si shenjë proteste ndaj sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia mbi Ukrainën.

Raportohet se Shengelia tashmë është larguar nga Rusia edhe pse ka kontratë deri në vitin 2023.

30 vjeçari paraprakisht e kishte bërë një postim në rrjetet sociale duke shkruar: “Duke u lutur për Ukrainën. Qëndro e forte”.

Mirëpo, përfaqësuesit e tij nuk kanë dashur të japin detaje rreth vendimit të klientit të tyre.

“Toko Sengelia nuk e ka bërë asnjë deklaratë për vendimin e tij. Ai është i fokusuar në familjen e tij. Kur të merret vendimi për të ardhmen e tij, do të flasim fillimisht me CSKA Moskën”, ka thënë menaxheri i tij, Nikos Varlas. 

Të ngjashme