Në shenjë revolte të ndarjes nga e dashura ia publikon fotot, arrestohet

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Dje në Gjilan është arrestuar një person, pasi policia thotë se në shenjë revolte të ndarjes nga e dashura e tij, ia ka publikuar fotot në rrjete sociale pa dëshirën e saj.

Kur policia shkoi në shtëpinë e tij, ia konfiskoi edhe një armë, çka më pas u dërgua në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në shenjë revolte për ndarje, përmes rrjeteve sociale kishte postuar disa foto të dashurës së tij viktimës femër K/Shqiptare. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4(katër) copë fishek. Pas intervistës me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme