Në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet mbahet mësimi

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 10:07 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Procesi mësimor në shkollën Fillore, “Faik Konica”, në kryeqytet është mbajtur normalisht, raporton Ekonomia Online.

Drejtues të kësaj shkolla nuk kanë përfillur vendimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Blerim Dalipi, zëvendësdrejtor në këtë shkollë tha se mësimi në këtë shkollë është duke u zhvilluar sipas planit, ndonëse fillimisht i kishin njoftuar mësimdhënësit dhe prindërit se mësimi nuk do të mbahej të hënën.

Ai ka sqaruar se nuk kanë pasur mungesa të mësimdhënësve në ndërrimin e parë, raporton EO.

“Mësimi është duke u zhvilluar normalisht, ndryshimi është te grupet. Pas vendimit të kryeministrit edhe pse i kishim njoftuar të gjithë se mësimi nuk do të mbahet, më pas kemi bë informatën edhe të mësimdhënësit edhe te prindërit”.

“…mungesë të mësimdhënëseve nuk ka pasur deri më tash, shpresoj që të gjithë t’i përgjigjen ftesës”.

Kurse shkolla Fillore “Meto Bajraktari” nuk ka mbajtur fare mësim gjatë të hënës.

Ekonomia Online ka kontaktuar me drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, por nga zyra e kësaj të fundit është thënë se ajo sapo është shëruar nga Covid-19 dhe nuk mund të deklarohet për këtë çështje.

Të ngjashme