Në shkollën “Xhevdet Doda” në kryeqytet mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e rajonit të Prishtinës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës, raporton Ekonomia Online.

Në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” shihet numër i madh i nxënësve të cilët po presin për të hyrë në pjesën e parë të Testit të Maturës.

Në të dy pjesët, testi do të ketë 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë do të jetë me 40 për qind të përgjigjeve të sakta.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”.

Provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga mbarë Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme