Në Shqipëri 409 të infektuar nga Coronavirus, 182 të shëruar dhe 23 viktima

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri deri tani janë evidentuar 409 të infektuar me COVID-19, 234 raste aktive, 182 të shëruar, 23 të vdekur, ndërsa janë kryer 3 223 teste gjithsej.

Këto shifra janë bërë të ditura nga adresa zyrtare e platformës “coronavirus.al”, e krijuar me qëllim informimin e qytetarëve për shifrat zyrtare, vetëm për situatën e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

Përmes kësaj platforme qytetarët kanë mundësi të ndjekin në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër COVID-19.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Siç e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme