Në Shqipëri thonë se s’ka rrezik për përhapjen e hantavirusit

Prishtinë | 11 Maj 2026 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Shqipëri kanë deklaruar se në këtë shtet nuk ka asnjë rast të konfirmuar me hantavirus.

Në një deklaratë zyrtare për mediat, Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar se nuk ka vend për panik dhe se risku për përhapjen e këtij virusi në shtetin shqiptar është i ulët.

“Rrisku për Shqipërinë dhe kontinentin është shumë i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të udhëtimeve dhe tregtisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe për europianët”, ka thënë epidemiologu Artan Simaku.

Zyrtari i ISHP-së thekson se brejtësi që e strehon llojin e Hantavirusit që ka shpërthyer në anijen turistike, nuk gjendet në Sqhipëri, e as në Evropë.

“Vlerësimi bazohet në disa kritere, së pari sepse nisur nga shpërthimi në anijen turistike, lloji i brejtësit që është rezervuar per virusin Andes nuk ekziston në Europë dhe Shqipëri. Hantaviruset janë një grup, lloji i zbuluar në anije transmetohen vetëm në kontakte të ngushta dhe të gjata familjare nga njeriu tek njeriu. Llojet e tjera që qarkullojnë në Shqipëri nuk transmetohen mes njerëzve”, ka thënë ai.

Pavarësisht riskut të ulët, sistemi shëndetësor është i përgatitur dhe janë marrë masa për zbulimin në kohë të çdo rasti të dyshuar, si dhe për izolimin dhe monitorimin e kontakteve.

Të ngjashme