Në Shtërpcë kapet sasi e madhe trotili, dinamiti e mina (Foto)

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 18:43 | Nga

Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve DRP Ferizaj, në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe AKI-në sot kan realizuar një operacion në Shtërpcë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, pas pranimit të informatave nga tereni se në një bodrum në kuadër të shkollës “Jovan Cvejiq” në Shtërpcë ka disa mjete shpërthyese, Sektori rajonal i hetimeve në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka bërë kontrollimin e këtij bodrumi ku me kët rast janë gjetur dhe konfiskuar:

43-copë kallëp të trotilit,

23-copë detonator mekanik,

7-copë mina cilindrike dhe një minë në formë katrore,

dinamit improvizues ,

një fitil ngadalë ndezës,

3-copë siguresa të minave antitank,

një paketim parfinë kristalore,

një minë shkollore e mortajës së dorës EM-57,

paisje ushtarake që dyshohet të jenë gypa indikatorësh për detektim të helmeve kimike.

Në kontrollimin e objektit kanë asistuar edhe një njësi doganore për shkak të përdorimit të disa mjeteve (kamerave ) dhe njësia e qenëve K-9 për kontrollimin e terenin për ndonjë mjet tjetër plasës.

Pas përfundimit të kontrollimit në intervistë është ftuar drejtori shkollës me qëllim të grumbullimit të fakteve se kujt i përkasin mjetet e lartëcekura, i cili sipas tij nuk ka pasur njohuri se si dhe nga kush ato mjete ishin vendosur në objektin e shkollës. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin e shtetit i njëjti lirohet .

Vlen të ceket se të gjitha dëshmitë e lartëcekura janë tërhequr nga vendi ngjarjes nga ana e Njësisë kundër deminimit në kuadër të PK-së

Pas ekzaminimit ë mjeteve të lartëcekura ,kompletimit të hetimeve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të shikohet për veprime të mëtutjeshme hetimore.

Ndërsa oficerër doganorë pas disa kontrollave të kryera, kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të alkoholit, cigareve dhe naftës së kontrabanduar.

unnamed (1) unnamed (2)

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme