Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportet e datës 14 janar 2021 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjenoterapi janë 25 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.