Në Spitalin e Pejës po trajtohen 53 pacientë me COVID-19, 11 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 53 pacientë me COVID-19.

Në një njoftim, sa i përket gjendjes së pacientëve gjashtë pacientë janë në respirator (CPAP), 38 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19.

“Aktualisht 53 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në Respirator (CPAP), 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 290 pacientë kanë kryer analiza, dhe në total kanë bërë 4,450 analiza.

“189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa janë kryer 12 operacione. Katër lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Dy Lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur katër foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme