Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më  22 maj 2019, rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri,  me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.

I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. 

Gjatë vuajtjes së dënimit,  i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante  nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë  edhe në QKUK .

Gj. P akuzohej për Veprën  Penale; Vrasje e rënd. 


Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme