Në Torino të Italisë hapet shkolla e gjuhës shqipe

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Në Torino të Italisë është hapur shkolla shqipe sipas shembujve të shkollave të tjera në Diasporë, duke filluar me shkollat më të vjetra shqipe në Itali si “Scanderbeg” Parma në Trentino, Novara, Bassano del Grappa, Padova, Macerata, Asti “Udha e Shkronjave” etj.

Tashmë fëmijët shqiptarë do të mësojnë edhe me tekstet shkollore që dërgoi Qendra e Botimeve për Diasporën në Konsullatën Shqiptare në Milano, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe Postën Shqiptare, raporton Albinfo.ch.

Kjo arritje e madhe u shoqërua me emocion dhe gëzim nga nxënësit, që vëreheshin tek stafi i mësuesve dhe tek prindërit shqiptarë, të cilat tani kanë mundësi që fëmijët e tyre t’i shkollojnë edhe në gjuhën amtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme