Policia e Kosovës përmes një konference të jashtëzakonshme ka prezantuar tri raste të ndryshme që kanë të bëjnë me vjedhje dhe dy të tjera për krim të organizuar dhe prostitucion.
Nga këto tri raste që ka hetuar Policia janë arrestuar gjithsej 8 persona, 10 mijë euro, vetura e gjësende tjera.
Vesel Mustafa shef i Njësisë së Autokrimeve në konference për media, tha se policia ka bastisur 6 lokacione sot, nga i cili janë arrestuar 3 persona për vjedhje.
“Grupi ka qenë duke u hetuar që 6 muaj. Arrestimi i tyre ka ndodhur në flagrance, derisa të dyshuarit por kryenin veprën penale”, ka thënë ai.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
L. P. m/sh/k;
G. H. f/sh/Shqipërisë;
Sh. S. m/sh/k;
B. S. m/sh/k.
Mustafa ka bërë të ditur se edhe dy persona tjerë janë në ndjekje për këtë rast, por që nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.
“Grupi dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda nëpër disa shtëpia në rajonin e Prishtinës. E po ashtu ka raste kur janë vjedhur edhe disa vetura, pasi çelësat e tyre janë marrë nëpër shtëpitë ku kanë vjedhur, dhe të veturat e njëjta i kanë përdorur për vjedhje të tjera”, ka thënë togeri Mustafa.
Ndërsa Baki Kelani tha se policia ka arrestuar 3 persona për krim të organizuar dhe prostitucion ne rajonin e Gjakovës. Njëri prej të arrestuarve me inicialet L.P është dërguar në mbajtje.
Rasti i tretë sipas Kelanit, ka të bëjë me martesë të detyruar në rajonin e Mitrovicës.
“Është arrestuar një person shtetas i Kosovës me nacionalitet rom, i cili ka detyruar tri femra që pa dëshirën e tyre të martohen”, tha ai.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
RR. A. lindur me 1989 m/sh/k
L. A. lindur me 1992 m/sh/k
Sh. N. lindur me 1990 m/sh/k
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
10.000,00 (dhjetëmijë euro);
Një veturë golf 5;
Ari, bizhuteri sasi ende e pakonfirmuar;
15 fishekë cal.7.62 TT;
2 fishekë të armës së gjuetisë; pajisje për pastrimin e armëve;
Maska, dorëza, kaçavida, dana për prerje të metaleve, një radio lidhje, një kapelë me mbishkrimin e Policisë, një palë dylbi dhe sende tjera të rëndësishme për procedurë penale.