Në UBT diskutohet se sa është e gatshme Kosova që të përballojë një tërmet sikur të Shqipërisë

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Në Kampusin e Kolegjit UBT është mbajtur konferenca me titull: “Sa është e gatshme Kosova të përballojë një tërmet me intensitet të ngjashëm me tërmetin e datës 26 nëntor në Durrës “.

Në fjalën e tij rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, tha se në këto raste duhet të jemi sa më efikas.

“Ne duhet të jemi sa më efikas që objektiva e jonë të arrihet. Forumi jonë i ditës është mjaftë interesant. Ju dëshiroj një debat interesant. Pyetja jonë është mjaft provokuese por ne nuk dëshirojmë që ajo që ndodh atje të harrohet. Ne duhet të kemi reflektime të mira. Faleminderit UBT për këtë organizim “- tha Hajrizi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, e ka falënderuar Kosovën për ndihmën e dhënë pas tërmetit prej 6.4 ballësh që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Diplomati shqiptar u shpreh se reagimi tregoi se jemi bashkë si në gëzime ashtu edhe në hidhërime.

“Kjo është një çështje tepër e rëndësishme. Gjej rastin të falënderoj të gjithëve për kontributin profesional për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti. Reagimi tregoj që ne jemi të bashkuar si në gëzime dhe në hidhërime. Ky takim është refleksion. Disa udhëheqës lokalë janë shkaktarë për tërmetin se sikur të kishit qenë ju përmasat nuk do të ishin aq të mëdha po të pyeteshit ju, politikanët vdesin por profesionistët asnjëherë “- tha Minxhozi.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, tha se përgjegjësia kryesore në këto raste i takon nivelit komunal.

“Përgjegjësia për këto tragjedi i takon si nivelit qëndror po ashtu edhe atij lokal, por kryesorja është tek niveli lokal se ata duhet t’i shikojnë punimet, dhe lejet të cilat i japin “-tha Kadriu.

Kurse pedagogja nga Luljeta Bozo, tha se Shqipëria vazhdimisht do të jetë e prekur nga tërmetet.

“Shqipëria vazhdimisht do të jetë e prekur nga tërmetet dhe njerëzit nuk e dinin këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Ne jemi në brezin e dytë të lëkundjeve të tërmetit. Ne kemi pasur një qendër sizmologjike shumë të mirë. Ne kemi pesë vjet që zona e Mesdheut po lëkundemi, kur bien një tërmet i tillë si në Shqipëri është vërtetë i rrezikshëm. Problemi vërtetë ra dhe ishte i cekët. Ne Shqipëri ka patur shkelje shumë të rënda të ndërtimit po mos të ishin bërë këto ne do të kishim shumë më shumë njerëz të vdekur. Nuk janë respektuar kushtet “-tha Bozo.

Në këtë konferencë foli edhe Hajriz Sejdiu, nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.

Sejdiu tha se vlerësimi i rrezikut është bazamenti i çdo intervenimi.

“Vlerësimi i rrezikut është bazamenti i një intervenimi. Ne duhet të shohim sesa jemi të përgatitur në rast tërmeti. Ne duhet t’i koordinojmë faktorët tonë që të menaxhojmë sa më mirë në rast të situatave tona. Kemi sfida dhe kemi ngecje në gatishmërinë tonë”- tha Sejdiu.

Ndërkaq Ejup Maqedonci nga Forca e Sigurisë së Kosovës njoftoi se FSK është një nga forcat më profesionale.

Sipas Maqedoncit fokusi i miqve ndërkombëtar ka qenë që Forca e Sigurisë, të trajnohet për intervenime të shpejtë.

“FSK është një ndër forcat më profesionale në rajon për reagim. FSK ka kaluar nëpër shumë faza të tranzicionit. Fokusi i miqve ndërkombëtar ka qenë që të na trajnoj ne si forcë për intervenime të shpejta dhe kjo na ka bërë që të jemi të perfeksionuar për këso raste. Tërmetet janë të ngjashme sikur të përballemi me një armik edhe kjo na ka ndihmuar edhe neve shumë”- ka thënë Maqedonci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme