Koronavirusi është virus që ka origjinën nga Kina, ku ka përhapur frikën dhe ankthin në të gjithë botën sepse numri i vdekjeve dita ditës vazhdon të rritet, ndërkaq numri i të prekurve sipas IPSH-së ka arritur në rreth 75 mijë persona.
Si rezultat i përhapjes së këtij virusi në shumë shtete të botës, me synim të sensibilizimit të qytetarëve dhe me qëllim të informimit rreth masave që janë ndërmarrë në Kosovë, UBT do të mbajë tryezë diskutimi me temë: “A jemi të përgatitur për Koronavurs”.
Pjesë kësaj tryeze do të jenë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, drejtori ekzekutiv në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publikë në Kosovë, Naser Ramadani, shefi i kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Mirsad Shkreta, specialistë të Ekologjisë, të Epidemiologjisë, të sëmundjeve ngjitëse, të Pulmologjisë, të Mikrobiologjisë, si dhe drejtori i programeve Mjekësore dhe Shëndetësore në UBT, Dugagjin Sokoli.
Tryeza e diskutimit do të mbahet të hënën, më 2 mars 2020, me fillim nga ora 14:30, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.