Në UBT do të fillojë trajnimi më inovativ dhe profesional në Kosovë për juristë “Klinika Juridike”, për studentët e Fakultetit Juridik të cilët kanë përfunduar studimet bachelor dhe shprehin interes për aftësim profesional.
Trajnimi ju mundëson kandidatëve që për një periudhë dy javore të mësojnë dhe të ushtrojnë në praktikë shkresat e ndryshme ligjore në modulin civil dhe modulin penal.
Trajnimi ka për qëllim përgatitjen e studentëve profesionalisht, si dhe për t’u përgatitur për provimin e Jurisprudencës në fushën penale dhe civile.
Trajnimi “Klinika Juridike” përmban dy module dhe pjesën teorike:
Plani operativ i trajnimit parashihet të jetë:
Trajnimi “Praktika Juridike” ju dedikohet të gjithë studentëve të drejtësisë nga universitetet publike dhe private, juristëve të rinj që kanë përfunduar studimet, janë të punësuar apo kanë nevojë për ngritjen e aftësive të tyre praktike nga fusha juridike, kandidatëve të cilët përgatiten për provimin e jurisprudencës dhe personave të tjerë të punësuar në sektorin publik ose privat që kanë interes për të avancuar aftësitë e tyre praktike nga fusha juridike.
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.