Studentët e Sistemeve të Informacionit do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikë profesionale në kompaninë Melita&Partners, si dhe të jenë pjesëmarrës pa pagesë në Konferencën Vjetore që organizohet nga kjo kompani dhe nga partnerë të tjerë.
Në kuadër të lëndës, “Kontabiliteti Financiar dhe Menaxhimi”, studentët e vitit të parë të Fakultetit Sisteme të Informacionit në UBT, patën mundësinë të bashkëbisedojnë dhe të dëgjojnë nga përvoja e Melita Ymeraga, pronare e kompanisë Melita&Partners dhe Donjeta Kastrati, trajnere në këtë kompani.