Në Ukrainë, rreth 1 milion zyrtarë e deklarojnë pasurinë

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 10:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deklarimi i pasurive dhe aseteve nga zyrtarët e lartë publikë, ishte temë e sesionit të dytë  të Konferencës Rajonale kundër korrupsionit që ka filluar të enjten.

Në seancën e dytë të kësaj konference u prezantuan praktikat e disa vendeve në atë se si bëhet deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publik.

Irakli Kotetishvili, specialist i Politikave për administratë publike dhe kundër-korrupsion,  në zyrën e UNDP në Stamboll,prezantoi praktikat në shtetin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Ai tha se në Ukrainë deklarimi i pasurisë kërkohet nga rreth një milionë zyrtarë, raporton EkonomiaOnline.

“Mund të keni disa gjëra kundërthënëse në kuadër të skenës politike, por nëse argumentohet në favor të sistemit nuk besoj që do të ketë kundërshtim të sistemit. Kopjet digjitale janë shumë më të mbrojtura se sa ato fizike. Sistemi i Ukrainës bazohet në nënshkrimet elektronike. Rreth 1 milionë zyrtarë publik kërkohet nga ta që të deklarojnë pasurinë për vete dhe për të afërmit e tyre,” është shprehur Kotetishvili.

Ndërsa praktikat e Shqipërisë i prezantoi Flori Karaj, inspektor në inspektoratin e Lartë të deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Kraja tha se në vitin 2017, në Shqipëri janë bërë 6 mijë e 35 deklarata.

“Në institucionet tona deklarimi i pasurisë bëhet nga një kategori e caktuar e zyrtarëve kryesisht e nivelit të lartë dhe të mesëm. Deklarimi i pasurisë bëhet në mënyrë elektronike dhe printohet dhe dërgohet me postë. Numri i deklaratave të administruara për vitin 2017 ka qenë 6 mijë e 35 deklarata të interrsave private,” deklaroi Karaj, raporton EO.

Mladen Tomoviq, u.d i zëvendësit të Drejtorit të agjencide për Parandalimin e Korrupsionit, derisa prezantoi mënyrën se si bëhet deklarimi i pasurisë në Mal të Zi, tha se deri më tank janë investuar 250 mijë euro vetëm në sigurinë e sistemit të të dhënave.

“Agjencia është themeluar në vitin 2016. Agjencia në kontinuitet e rindërton sistemin informativ. Deri më tani janë investuar 250 mijë euro për këtë sistem. Rreth 4.5 mijë funksionarë publikë por përkufizimi i këtyre funksionarëve është më i gjerë. Përveç funksionarëve publikë janë edhe zyrtarët e policisë e doganës dhe administratës tatimore,” është shprehur Tomoviq.

 

Të ngjashme