Në Vushtrri raportohet të jenë kultivuar bimë të hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
“Njësiti policor ka pranuar informatë se në një lokacion ka të mbjella bimë narkotike. Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se informata është pozitive dhe kanë sekuestruar 11 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi të ndryshme”, thotë PK.
Policia shton se nuk dihet pronari i tyre, bimët janë shkatërruar nga njësiti përkatës dhe rasti është duke u hetuar.