Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras do të takohen sot në Londër.
Takimi në qendër do të ketë diskutimet për marrëveshjen dypalëshe.
Pritet që kryeministrat, të cilët ndodhen në Londër në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit, të takohen në orën 17:20.
Kufiri detar, ligji i Luftës, por edhe një sërë çështjesh të tjera pritet të shtrohen në tryezën e diskutimit.
Opozita greke nuk ka rënë dakord me qeverinë në lidhje me marrëveshjen me vendin tonë, gjë që ka sjellë edhe përplasje të fortë në parlament.
Sipas mediave greke, Tsipras nuk është gati për të firmosur marrëveshjen me Shqipërinë pasi po përballet me një mori kritikash nga opozita e vendit të tij pas paktit me Maqedoninë.