Nehat Mustafa: Dorëhiqem nga posti i zëvendësministrit vetëm nëse ma kërkon partia

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 10:14 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e PDK-së, Nehat Mustafa ka mohuar se do të japë dorëheqje nga pozita që ka.

Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deri në këto momente nuk i është kërkuar nga partia që të bëjë një veprim të tillë, mirëpo ka theksuar se nëse një gjë të tillë i kërkohet ai do ta respektoj këtë vendim.

“Nëse partia ma kërkon normalisht se e respektoj si vendim të partisë. Për këtë moment nuk është kërkuar nga unë të jap dorëheqje dhe normalisht që pasi nuk më është kërkuar nuk jap, për arsye se sa i përket performancës që kam bërë në ministri kam lënë gjurmë me angazhimin tim dhe me çështjet që kam ngritur për herë të parë të cilat kanë qenë në interes për qytetarët”, ka thënë Mustafa.

“Nëse nuk më kërkohet nga partia unë nuk kam arsye që të jap dorëheqje, por nëse më kërkohet për shkak konstelacioneve të ndryshme politike atëherë mund të vijë deri tek një veprim i tillë”, tha Mustafa.

Në media sot ka qarkulluar lajmi se pritet dorëheqja e Nehat Mustafës pas dorëheqjes së Lirak Çelaj nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme