“Nehat Thaqi dezertoi, policia po sfidohet”

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 11:34 | Nga

Eksperti i Inteligjencës Fadil Kajtazi, e quan dezertim shkuarjen e kolonelit Nehat Thaçi në Serbi, shkruan Gazeta InfoPress.

Sipas Kajtazit, hyrja e z. Thaçi në Serbi për qytetarët e rëndomtë është dezertim.

Ai në një status në Facebook thotë se, shërbimeve sekrete serbë ju ka bërë përshtypje drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, andaj është marr në pyetje nga specialistët e BIA-së, që sipas Kajtazit, pozita e drejtorit dhe e kaluara do të jenë sfida të Thaçit.

“Sa do t’i rezistoi koloneli presionit vështirë të dihet, por një gjë është e sigurt se ai nuk do të ishte ndalur nëse BIA nuk do të kishte për të diçka më shumë se “krimet e luftës”. Ky skandal, së bashku me dezertimin e Osman Musës dhe me vjedhjen e dhomës së dëshmive, tronditin thellë themelet e Policisë së Kosovës. Deri sa këto nuk ndriçohen plotësisht, në këtë institucion do të ketë probleme serioze”, shkruan Kajtazi.

Ky është postimi i plotë i ekspertit Fadil Kajtazi:

Dezertimi i kolonel Nehat Thaçit.

Si ta kuptoj një qytetar i rëndomtë i Republikës së Kosovës, hyrjen në territorin e një shteti armik të një koloneli të Policisë së Kosovës. Për mendjen e shëndosh kjo nuk ka së si kuptohet ndryshe pos si një dezertim. Por rrethanat e cekura më lart mbi mënyrën e regrutimit të policisë këtë akt e zhvendosin në një plan tjetër.

Ky është një kombinim klasik agjenturor; komandantë të shumtë hyn e dalin në Serbi dhe kush nuk e merr vesh, por shërbimeve sekrete serbe përshtypje ju ka bërë drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, dhe nga prokurorët për krime lufte, ai merret në pyetje formalisht, ose sa për t’u frikësuar.

Pyetjet e vërteta atij janë duke ja bërë specialistët e BIA-së nga sektori për regrutim të agjentëve. Pozita e drejtorit dhe e kaluara do të jenë sfida të kolonel Nehat Thaçit gjatë seancave me specialistët e BIA. Sa do t’i rezistoi koloneli presionit vështirë të dihet, por një gjë është e sigurt se ai nuk do të ishte ndalur nëse BIA nuk do të kishte për të diçka më shumë se “krimet e luftës”.

Ky skandal, së bashku me dezertimin e Osman Musës dhe me vjedhjen e dhomës së dëshmive, tronditin thellë themelet e Policisë së Kosovës. Deri sa këto nuk ndriçohen plotësisht, në këtë institucion do të ketë probleme serioze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme