Këngëtari i njohur nga Prizreni, Neki Emra, zbuloi se çka është synimi i tij i jetës.
Ai, gjatë një bisede në emisionin “Summer 1 Kafe me Labin”, tregoi që si synim të jetës e ka udhëtimin.
“Synim të jetës, qëllim të jetës e kam udhëtimin. Unë kam dëshirë të udhëtoj shumë, të vizitoj vendet që s’kam qenë kurrë. Udhëtimin e kam si frymëzim”, ka thënë Emra.
Këngëtari, po ashtu, foli edhe për këngën e tij të cilën e ka publikuar së fundmi, “Po t’du”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
Duke folur për “Po t’du”, Emra zbuloi se “femrën” e cila është në videoklip ia ka marrë këngëtarit Butrint Imeri.
“Ishte një rastësi. Nuk e kemi ditur as unë e as Butrinti që në videoklip e kemi të njëjtën modele. Secili këngëtar kërkon modelet të cilat nuk janë parë tek ne. Mbetet ta pyesim modelen se te cili ka kaluar më mirë”, ka treguar këngëtari Emra.
Gjithashtu, Neki Emra, tregoi se videoklipi është xhiruar në një ishull të Malit të Zi, i cili dikur ka qenë burg.
Muzikën e këngës “Po t’du” e ka bërë Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin Mithat Sadiku.