Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është arrestuar nga Policia e EULEX-it, raporton Ekonomia Online.
Gucati pritet të dërgohet në Gjykatën Speciale në Hagë.
Arsyet e këtij arrestimi ende nuk janë bërë publike.
Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së kanë protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati të prangosur nga policia e EULEX-it.
©Ekonomia Online