Nëna e braktisi foshnjën pasi e lindi, arrestohet babai se nuk e pranoi atë

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Një nënë e ka braktisur foshnjën e saj në spital pasi e ka lindur atë për shkak që babai i foshnjës nuk e ka pranuar atë.

Si pasojë e kësaj, Policia e ka arrestuar babanë e foshnjës, ndërsa nëna dhe foshnja po qëndrojnë në spital edhe për disa ditë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:40 në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se vajza e tij femër  kosovar e ka lindur një fëmijë në spital dhe nuk dëshiron ta marrë fëmijën pasi që fëmijën nuk e pranon babai i foshnjës. I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa nëna dhe foshnja kanë mbetur në spital edhe disa ditë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme