Nënshkrimi me patriarkun serb, Abazoviq dyshon se u përgjua para marrëveshjes

Prishtinë | 16 Tet 2022 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka kërkuar menaxhmentit të ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare që të shohë nëse agjentët e shërbimit sekret e kanë përgjuar në korrik, para nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Abazoviq duket se ka informacione për këtë, dhe për t’i hequr dyshimet, i ka kërkuar menagjmentit të ri të kësaj agjencie që ta kontrollojë vërtetësinë e tyre, raporton Vijesti.

Këtë kërkesë e ka konfirmuar vetë Abazoviq, duke refuzuar të komentojë tutje.

Abazoviq dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije kishin nënshkruanrMarrëveshjen Themelore më 3 gusht, pa njoftim paraprak.

Kjo marrëveshje u bë edhe shkaku për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit.

Të ngjashme