Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, e cila tha se këtë marrëveshje e nënshkruan bashkë me ambasadorin matematicien, Qëndrim Gashin.

“Po na presin shumë aktivitete që e rrisin dëshirën për të mësuar matematikën. Me Ambasadorin matematicien Qëndrim Gashi, e nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës. Përderisa po flasim që profesionet e së ardhmes janë në STEM, matematika është e domosdoshme për të qenë pjesë e të ardhmes”, ka shkruar Musmurati.

Të ngjashme