Me iniciativën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, është nënshkruar marrëveshja në mes Bankës Europiane për Ristrukturikm dhe Zhvilim (BERZH) dhe Telekomit të Kosovës.
Marrëveshja ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve konsultative përmes këshilltarëve të cilët do të zgjidhen me qëllim të dhënjes së këshillave në ristrukturimin e Telekomit të Kosovës, e cila mund të krijojë rrugën për një privatizim e saj.
Duke u gjetur në situatë të vështirë në aspektin operativ, Bordit i Drejtorëve në muajin Maj të vitit të kaluar ka nxjerrë vendim për hapjen e fazës së ristrukturimit të kompanisë së bsahku me implementimin e një plani për investime.
“Në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve, si Ministër përgjegjës për Ndërmarrjet Publike, kam kërkuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që të ofroj asistencë teknike (në formë të grantit) për këshilltarë të cilët këshillojnë ministrinë rreth ristrukturimit dhe ripozicionimit të kësaj ndërmarrje. Në kërkesë, kam potencuar faktin se Qeveria e Kosovës, në bazë të planit të saj qeverisës, parasheh privatizimin e kësaj ndërmarrje. Gjithashtu, kam bërë të qartë se para gjithsecilit vendim të privatizimit, përmirësimi i përformancës së ndërmarrjes si dhe praktikave brenda saj është prioritare dhe do i paraprije çfarëdo procesi tjetër”, është shprehur Ministri Lluka pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes BERZH dhe Telekom.
Ministri Lluka me tej ka falenderuar BERZH që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Kosovës për pranimin e dhënjes së asistencës në aspektin e prokurimit të ofrimit të këshilltarëve për të dhënë asistencë teknike në fazën e ristrukturimit si dhe ofirmin e këshilltarëve të jashtëm të cilët ofrojnë ekspertizën e tyre në hartimin e një udhërrëfyesi rreth privatazimit e cila do ti vendos hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të privatizojë Telekomin e Kosovës.