Nënshkruhet marrëveshja prej 210 milionë € – Danimarka merr me qera qeli në Kosovë

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 15:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkrua marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qera  të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, raporton Ekonomia Online

Detajet e marrëveshjes i kanë dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Haxhiu ka sqaruar se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qera të qelive, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet vlen për 10 vjetët e ardhshme.

Ajo ka thënë se të dënuarit, të cilët do të transferohen nga Danimarka nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë.

“Sapo nënshkruam letër-qëllimet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës me ministritë homologe nga Mbretëria e Danimarkës”.

“Republika e Kosovës është vlerësuar si palë serioze në idenë për transferimin e të dënuarve që aktualisht në qendrat korrektuese në Mbretërinë e Danimarkës”.

“Administrimi i mirë i institucioneve korrektuese, avancimi i respektimit të të drejtave për personat e privuar nga liria dhe kapacitetet e mjaftueshme akomoduese të institucioneve korrektuese janë vlerësuar edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

“Gatishmëria e Danimarkës për t’ja besuar Kosovës transferimin e të burgosurve dëshmon përparimin që vendi ynë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe përkushtimin tonë për të quar më tej reformat për sundimin e ligjit dhe ngritjen e marrëdhënieve tona në një nivel shumë të lartë”.

Ajo ka sqaruar se pas nënshkrimit pritet që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

“Deri atëherë kur të finalizohet do të jenë në diskutime për detaje e marrëveshjes që ende nuk i dimë. Sa i përket sigurisë jemi duke punuar që ta shtojmë sigurinë në Shërbimin Korrektues”, tha ajo, raporton EO.

Sipas saj, nëse marrëveshja është iniciuar nga Qeveria e kaluar nuk do të jetë sfidë që e njëjta të ratifikohet në Kuvend.

“Diskutimet për arritjen e marrëveshjes kanë nisur nga qeveria e kaluar dhe pas marrjes së mandatit së Qeverisë kemi biseduar me ministrinë e Danimarkës. Padyshim që investimet në qendra korrektuese janë të domosdoshme. Konsensusi për arritjen e marrëveshjes është i rëndësishëm sepse na duhet edhe ndihma edhe nga opozita”.

“Për Kosovën 2 persona kanë bërë vetëvrasje në qendra korrektuese. Ne nuk e kemi një institucion për trajtimin e këtyre personave. Ne kemi pasur kërkesë për mungesë të kapaciteteve në Danimarkë. Kosova ka kapacitetet në qendrat korrektuese dhe për hir të bashkëpunimit ne kemi konsideruar të vazhdojmë bisedimet”.

“Janë 1600 të burgosur dhe besoj që nuk do të ketë problem. Qendra në Gjilan do të jetë e sigurt sa i përket menaxhimit në burgje në Gjilan. Detajet e marrëveshje do të dihen me vonë dhe përkthimi takon secilit të burgosur”.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë për huazimin e qelive të burgut.

Nga kjo marrëveshje Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në 10 vjetët e ardhshme.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/ministri-danez-falenderon-kosoven-per-dhenien-me-qera-te-qelive-do-ta-zgjidhim-problemin-me-burgje/

Të ngjashme