Nëntë ditë nga vendosja e barrikadave në veri, Sadiku: Qeveria nuk ka plan për zgjidhjen e situatës, jemi në një “rrugë pa krye”

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë bërë 9 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës nga serbet e asaj ane, e po ashtu sot gjatë ditës janë shtuar edhe më shumë tensionet në atë pjesë të vendit nga një grup protestuesish nacionalistë serbë, të cilët kanë protestuar në kufirin me Kosovën në Jarinjë, raporton Ekonomia Online.

E gjithë kjo situatë e krijuar është duke reflektuar pasiguri për qytetarët që jetojnë në atë pjesë të vendit, po cilëson analisti politik Arbnor Sadiku.

Në një prononcim për EO, ai tha se e gjithë kjo gjendje është krijuar nga mbështetja e Listës Serbe dhe presidentin serbë Aleksandër Vuqiqi ndaj bandave serbe në veri.

“Është një situatë e cila reflekton pa sigurinë e qytetarëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, kjo gjendje është krijuar fal mbështetjes që i ka bërë Lista serbe dhe presidenti Vuqiq bandave në pjesën veriore të Kosovës” tha ai.

Sadiku bëri thirrje që qeveria e vendit të jetë më bashkëpunuese me serbët e asaj ane dhe se bashku me faktorët ndërkombëtar të gjendet zgjidhje për largimin e barrikadave.

Ai theksoi se nëse nuk ka zgjidhje për largimin e barrikadave do të kemi një situatë të re e cila sipas tij do të ishte i dhimbshëm për sovranitetin dhe Kushtetutshmëria e Kosovës.

“Të njëjtën kohë edhe qeveria e Kosovës e ka përgjegjësin e vetë në kuptimin e asaj që tregohet më bashkëpunuese në raport me komunitetin serbë në Kosovë që përmes dialogut të ofroj një zgjidhje për atë pjesë të Kosovës dhe kësisoj së bashku me faktorin ndërkombëtar ti bëjë këto tërheqje të barrikadave sepse ne do të duhej ti ktheheshim normalitetit atje”.

“Në të kundërtën nëse kjo gjendje vazhdon që të ketë barrikada do të krijohet një realitet i ri i cili do të lexohet ndryshe nga faktori ndërkombëtar dhe ky realitet do të ishte i dhimbshëm për sovranitetin dhe Kushtetutshmëria e Kosovës” tha ai.

Sadiku shtoi se për këtë çështje nuk kemi një plan se si të dalim nga kjo situatë as nga ana e qeverisë e po ashtu as nga KFOR-i, dhe me këtë rast sipas tij jemi në një “rrugë pa krye”. 

“Faktikisht kemi pasur edhe në të kaluarën praktika të tilla  ku vet institucionet e sigurisë së Kosovës kanë ndërmarr hapa konkret rreth zhbërjes së këtyre barrikadave. Mendoj që të njëjtën logjik do të duhej ta ndiqte edhe Kurti, ai ka bërë thirrje edhe KFOR-it që të ndërmerr diçka rreth këtyre barrikadave, KFOR-i sigurisht nuk është duke u ndërmarrë sepse po pret një bashkëpunim politik ose një lëshim politik nga qeveria e Kosovës në kuptimin e asaj që e ofron në heqjen e barrikadave, këtë nuk e ka bërë qeveria Kurti dhe jemi në një rrugë pa krye e cila nuk po tregohet as nga qeveria se ka ndonjë plan se si te hiqen ato barrikada, po të njëjtën kohë nuk po tregon as KFOR-i” tha ai.

Të ngjashme