Nëntë hapat për shkarkimin e presidentit Meta, hetimet deri më 8 tetor

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Me shtatë vota pro dhe një kundër të deputetit Adriatik Alimadhi, Komisioni i posaçëm Kuvendit të Shqipërisë ka miratuar planin për hetimin e presidentit shqiptar Ilir Meta.

Hetimi për kreun e shtetit nëse ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Meta është thirrur për të dëshmuar më datën 6 shtator, e ndërsa mbetet për të parë se cila është përgjigjja e kreut të shtetit.

Plani hetimor është i ndarë në 9 pika, ku faza e parë është pikërisht seanca dëgjimore me presidentin Ilir Meta deri në krijimin e një raporti përfundimtar, i cili do t’i prezantohet në fund Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja pohoi se këto hapa edhe mund të ndryshojnë gjatë rrugës, në varësi të punës që do të bëjë ky komisionit. Nënkryetari i Komisionit, Alban Zeneli kërkoi shtyrjen e përparimit të punimeve të këtij Komisioni deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por deputetja Vasilika Hysi theksoi se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, pasi ngritja e një Komisioni është ekskluzivitet i Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme