“Prodhim dhe vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, është rasti që e ka iniciuar Policia e Kosovës në Lipjan, pasi nëntë persona kërkuan ndihmë në emergjencë pasi hëngrën ushqim në një lokal.
Katër prej nëntë sa ishin, janë të mitur.
“Tre meshkuj dhe gjashtë femra që të gjithë K-Shqiptarë (katër të moshës së mitur), pasi që kanë ngrënë ushqim në një lokal, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Lipjanit dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së.