Policia në kërkim të pronarit të restorantit që helmoi 36 dasmorë

Elbasan | 08 Gus 2018 | 10:40 | Nga

Pas mbylljes së një restoranti në Elbasan, pasi aty u helmuan 36 persona gjatë tri dasmave, policia ka shpallur në kërkim administratorin e këtij biznesi.

Mësohet se në kërkim është vënë shtetasi me inicialet M. M., (administrator i lokalit Laguna Blu), 32 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.

Në këtë restorant 36 persona, pjesëmarrës në tri dasma, kanë shfaqur simptoma helmimi. Ata kanë shkuar në urgjencën e spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me specialistë të A.K.U dega Elbasan, në këtë lokal u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ushqimet të gjetura, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” , dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 288, 180 të Kodit Penal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme