Nepal: Dhjetëra të vdekur nga rrëzimi i një avioni

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 13:40 | Nga

Një avion pasagjerësh, që kishte 70 persona në bord, është rrëzuar teksa po ateronte në aeroportin në kryeqytetin e Nepalit, në Katmandu, duke lënë të vdekur të paktën 27 persona.

Avioni, që po udhëtonte nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, është përfshirë nga flakët, pasi doli nga pista.

Sipas raportimeve, të paktën 17 persona të tjerë janë plagsour.

“Shanset për të shpëtuar persona të tjerë, janë të pakta, pasi avioni është djegur keq”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Gokul Bhandaree.

Sipas raportimeve, 71 persona kanë qenë në bord, përfshirë 67 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit.

Aeroporti në Katmandu është mbyllur pas aksidentit.

Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk është bërë i ditur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme