Nepal, 10 të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në Nepal.

Siç raporton “The Strait Times”, zyrtarët kanë bërë të ditur se në rrëshqitjet e dheut në perëndim të Nepalit janë dëmtuar një numër i madh i shtëpive ndërsa kanë humbur jetën 10 persona, 4 prej të cilëve janë fëmijë.

Në rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet të cilat këtë vit kanë qenë aktive në pjesët malore të vendit, kanë humbur jetën të paktën 269 persona ndërsa 76 të tjerë janë zhdukur, transmeton Anadolu Agency.

Shirat mosun që janë efektivë në periudhën qershor-shtator në Azinë Jugore shkaktojnë fatkeqësi natyrore dhe aksidente në shkallë të gjerë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme