Nepal, qytetarët me valle festojnë ardhjen e pranverës

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 15:39 | Nga

Festivali i lashtë hindu Holi, i njohur gjithashtu edhe si “Festivali i Ngjyrave”, i cili zakonisht në fillim të marsit festohet në mbarë botën u festua në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, raporton AA, përcjell Klan Kosova.

Festimet më të mëdha mbahen në Indi dhe në vendet përreth ku çdo vit ky festival kremtohet nga mijëra njerëz.

Me fishekzjarre shumëngjyrëshe si dhe me valle pa pushim u mbajt kremtimi për nder të pranverës dhe fillimit të kësaj stine të vitit. Qytetarët e veshur dhe me grim me ngjyrat që paralajmërojnë ardhjen e pranverës festuan përfundimin e dimrit.

Sipas besimit tradicional, ky festim shënon fitoren përfundimtare të së mirës ndaj të keqes, prandaj edhe festivali Holi mbahet në ditët e fundit të dimrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme